Ky projekt synon të prezantojë konceptet themelore mbi çështjet gjinore dhe ndikimin e stereotipeve gjinore në shoqëri. Përmes trajnimeve dhe punëtorive, pjesëmarrësit fitojnë njohuri bazë mbi identitetin gjinor dhe rëndësinë e përfshirjes gjinore në hapësirat publike. Projekti është i mbështetur nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe zbatohet nga Fondacioni Jahjaga në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore dhe Qendrën për Barazi dhe Liri në Kosovë.