Ky projekt synoi të ofrojë një pasqyrë të koncepteve të drejtësisë tranzicionale, përfshirë objektivat, mekanizmat, komponentët kyç dhe rëndësinë e përfshirjes së perspektivës gjinore në këto procese. Projekti u mundësua nga projekti rajonal i BE-së “Mbështetja për Ndërtimin e Besimit në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

  • Trajnime

    • 2 sesione trajnimi me 41 pjesëmarrës
  • Punëtori

    • 5 punëtori në 5 komuna
    • 80 pjesëmarrës nga organizatat studentore dhe shoqëria civile
  • Dokumenti i Politikave

    • 1 dokument politikash mbi perspektivën e të rinjve në drejtësinë tranzicionale
  • Platformë e të Mësuarit Online

    • 2 kurse online për drejtësinë tranzicionale dhe perspektivën gjinore
  • Animacione & Vepra Arti

    • 3 video edukative të animuara
    • 5 vepra arti publike në 5 qytete me pjesëmarrje të 685 qytetarëve nga të gjitha komunitetet etnike