Fondacioni Jahjaga i ka zgjeruar programet e tij përmes themelimit të Institutit Jahjaga për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (JWPSI). Instituti synon të kontribuojë në analizën kritike, ekspertizën dhe forcimin e pozitës së grave në sektorin e Paqes dhe Sigurisë në Kosovë, rajon dhe më gjerë, duke avancuar kërkimin shkencor, ndërtimin e kapaciteteve dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. 

Përmes punës së tij, JWPSI synon të thellojë kuptimin e dinamikave gjinore në kontekstet e konfliktit dhe paqes, të mbështesë politikëbërjen e bazuar në prova dhe të kontribuojë në parandalimin e konflikteve, rritjen e qëndrueshmërisë, sigurinë gjithëpërfshirëse dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme. 

Si pjesë e nismave të tij arsimore dhe të ndërtimit të kapaciteteve, JWPSI synon të angazhojë dy Ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë në Zhvillimin e Përmbajtjes për të dizajnuar dhe zhvilluar kurse inovative online brenda kornizës së Grave, Paqes dhe Sigurisë (WPS).

Edhe pse JWPSI mirëpret veçanërisht propozime që eksplorojnë ndërthurjen e WPS me Inteligjencën Artificiale (AI), transformimin digjital, teknologjitë emergjente dhe sigurinë klimatike, aplikantët inkurajohen gjithashtu të propozojnë tema të tjera relevante dhe inovative që kontribuojnë në avancimin e agjendës WPS në kontekste të konfliktit, pas-konfliktit, ndërtimit të paqes, sigurisë, të drejtave të njeriut, sigurisë mjedisore ose drejtësisë sociale. 

Rreth thirrjes: 

Ekspertët e përzgjedhur do të zhvillojnë përmbajtje mësimore elektronike (e-learning) tërheqëse, të qasshme dhe interaktive, të përshtatura për një audiencë të larmishme, përfshirë studentë, politikëbërës, përfaqësues të shoqërisë civile, studiues, praktikues të paqes dhe profesionistë të sigurisë. 

Kurset e propozuara duhet të ofrojnë perspektiva kritike, inovative dhe angazhuese mbi çështjet që lidhen me Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Temat e propozuara mund të përfshijnë fusha si ndërtimi i paqes, gjinia dhe siguria, parandalimi i konflikteve, drejtësia tranzicionale, siguria digjitale, siguria klimatike, ndërtimi i paqes mjedisore, teknologjitë emergjente, lidershipi feminist, siguria njerëzore ose tema të tjera relevante të lidhura me agjendën WPS. 

Përgjegjësitë: 

  • Të zhvillojnë strukturën dhe përmbajtjen e një kursi online lidhur me temën e përzgjedhur; 
  • Të dizajnojnë module tërheqëse dhe të orientuara nga nxënësi për platforma e-learning; 
  • Të përgatisin materiale kursi, përfshirë skripta, prezantime, ushtrime, pyetje për diskutim dhe burime mësimore; 
  • Të sigurojnë që e gjithë përmbajtja të jetë e qasshme, gjithëpërfshirëse, interaktive dhe e përshtatur për audienca të ndryshme; 
  • Të bashkëpunojnë ngushtë me ekipin e JWPSI gjatë gjithë procesit të zhvillimit; 
  • Të dorëzojnë përmbajtje me cilësi të lartë brenda afatit të përcaktuar. 

Kualifikimet: 

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: 

  • Diplomë master (ose më e lartë) në Studime të Paqes dhe Konfliktit, Studime Gjinore, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Studime Mjedisore, Qeverisje Digjitale, Politikë e Teknologjisë, të Drejtat e Njeriut ose fusha të ngjashme; 
  • Përvojë e dëshmuar në zhvillimin e përmbajtjes, dizajnin udhëzues ose zhvillimin e e-learning; 
  • Ekspertizë e fortë në Gratë, Paqen dhe Sigurinë (WPS), barazinë gjinore, ndërtimin e paqes, studimet e sigurisë dhe/ose teknologjitë emergjente; 
  • Njohja e Inteligjencës Artificiale, sigurisë digjitale, rreziqet online ose qeverisjen e teknologjisë konsiderohet avantazh i rëndësishëm; 
  • Përvojë në përdorimin e platformave dhe mjeteve digjitale të mësimit (p.sh. Moodle, Articulate, Adobe Captivate, Canva, etj.); 
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, shkrimore dhe komunikimi në gjuhën angleze; 
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, për të menaxhuar afatet dhe për të prodhuar rezultate me cilësi të lartë. 

Dokumentet e kërkuara: 

  • Curriculum Vitae (CV); 
  • Letër motivuese; 
  • Portofol ose mostra të punës së mëparshme lidhur me zhvillimin e kurseve, module trajnimi, kërkime ose përmbajtje digjitale mësimore; 
  • Propozim financiar për detyrën (kohëzgjatja e vlerësuar: 10 ditë pune); 
  • Kontaktet e dy referencave profesionale. 

Aplikimet duhet të dërgohen në mënyrë elektronike në: contact@jahjagafoundation.org me subjektin - Aplikim – Ekspert për Zhvillimin e Përmbajtjes deri më 25th maj 2026. 

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev, Agjencia Luksemburgase për Bashkëpunim Zhvillimor.