
Rreth JWPSI
Instituti Jahjaga për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (JWPSI) është një institucion i sapothemeluar nën Fondacionin Jahjaga, që synon të promovojë dhe institucionalizojë agjendën Gratë, Paqja dhe Siguria në Kosovë dhe më gjerë. Përmes trajnimeve, angazhimit në politika publike, avokimit dhe organizimit të ngjarjeve, JWPSI nxit lidershipin gjithëpërfshirës dhe paqen e qëndrueshme.
Termat e Referencës
Instituti Jahjaga për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (JWPSI) është duke u përgatitur të organizojë një konferencë ndërkombëtare që do të mbledhë së bashku aktorë ndërkombëtarë dhe gra lidere të shquara. Kjo ngjarje do të shërbejë si një platformë strategjike për të promovuar dialogun gjithëpërfshirës, për të formësuar politika me ndikim dhe për të nxitur veprim të përbashkët mbi çështjet e paqes, sigurisë dhe barazisë gjinore.
Konferenca do të jetë një event madhor, duke bashkuar liderë nga qeveria, shoqëria civile, akademia, organizatat ndërkombëtare, filantropia dhe sektori privat. Ata do të punojnë së bashku për të vendosur përparësi të qarta, për të ndërtuar partneritete dhe për të nxitur zhvillim drejt përpjekjeve më gjithëpërfshirëse për paqe dhe siguri.
Për të udhëhequr vizionin dhe organizimin e plotë të kësaj konference, JWPSI është në kërkim të një Koordinatori/eje të Konferencës me mendim strategjik të jashtëzakonshëm, kreativitet dhe ekspertizë logjistike.
Përgjegjësitë Kryesore
Koordinatori/ja i/e Konferencës do të punojë ngushtë me ekipin e JWPSI dhe partnerët e jashtëm për të zhvilluar konceptin e plotë, strukturën dhe planin e zbatimit të konferencës. Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
- Zhvillimin e temës së përgjithshme, konceptit dhe strukturës së konferencës ndërkombëtare.
- Propozimin e formateve të sesioneve dhe partneriteteve strategjike të mundshme në përputhje me objektivat e konferencës.
- Identifikimin e folësve dhe kontribuuesve të nivelit të lartë nga institucionet globale, qeveritë, shoqëria civile dhe akademia.
- Hartimin e një plani pune të detajuar dhe afati kohor për të gjitha fazat e konferencës.
- Koordinimin me ekipin e JWPSI, furnitorët, mediat dhe palët e tjera relevante.
- Hartimin dhe menaxhimin e listës së të ftuarve, folësve, panelistëve, moderatorëve dhe pjesëmarrësve bashkë me ekipin e JWPSI.
- Bashkëpunimin me ekipin e komunikimit për të dizajnuar dhe zbatuar një strategji të dukshmërisë për konferencën.
- Kontributin në krijimin e materialeve promovuese, kontaktet me median dhe mbulimin e drejtpërdrejtë të konferencës.
- Sigurimin e dokumentimit të rezultateve të konferencës dhe përgatitjen e raporteve pas ngjarjes apo strategjive pasuese.
Profili i Kandidatit që Kërkojmë
Po kërkojmë një person të motivuar dhe kreativ me pasion të fortë për barazinë gjinore, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin global. Kandidati ideal duhet të jetë:
- Kreativ/e dhe i/e aftë për të dizajnuar koncepte dhe ngjarje tërheqëse,
- I organizuar dhe me vëmendje të madhe ndaj detajeve, në gjendje të menaxhojë shumë përgjegjësi njëkohësisht,
- I/e ndjeshëm/me ndaj konteksteve kulturore dhe me aftësi për të komunikuar diplomatikisht me aktorë të ndryshëm,
- Fleksibil/e dhe i/e zoti/nja për të zgjidhur probleme në kushte presioni,
- Pjesë e ekipit, por gjithashtu i/e aftë të udhëheqë detyra të pavarura.
Kualifikimet dhe Eksperienca
- Diplomë Bachelor apo Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike, Studime Gjinore, Shkenca Sociale apo fusha të ndërlidhura.
- Minimumi 3 vite përvojë të dëshmuar në organizimin e ngjarjeve të nivelit të lartë kombëtar ose ndërkombëtar.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërlidhjeje në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të forta mbi agjendën WPS dhe kornizat globale të politikave gjinore janë shumë të preferuara.
- Aftësi të dëshmuara për të ndërtuar marrëdhënie me zyrtarë të lartë, institucione dhe mysafirë ndërkombëtarë me diskrecion dhe profesionalizëm.
- Përvoja në punë me programe të financuara nga donatorët ose organizata të shoqërisë civile është avantazh.
Si të Aplikoni
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në emailin contact@jahjagafoundation.org, deri më 25 Korrik 2025.
- Një letër motivimi të shkurtër (maksimum 1 faqe),
- Një CV të detajuar që përshkruan përvojën relevante,
- Një koncept njëfaqësh për një konferencë,
- Propozim financiar,
- Portofol të ngjarjeve të kaluara të organizuara apo lidhje me dokumentacion publik (opsionale).
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, i financuar nga Duka i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.
