Rreth Projektit
Advocacy Training and Resource Center (ATRC), në konsorcium me BIRN dhe Fondacionin Jahjaga, po implementon një projekt trevjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti fokusohet në fuqizimin e Konsorciumit të të Drejtave të Punës (Labour Rights Consortium – LRC) dhe anëtarëve të tij, duke synuar mbrojtjen dhe fuqizimin e punëtorëve, grave dhe komuniteteve të margjinalizuara. Qëllimi është forcimi i reagimit institucional ndaj shkeljeve të të drejtave të punës, nxitja e dialogut social mes sindikatave dhe institucioneve, si dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për barazinë, shëndetin dhe sigurinë në punë.

Për ta realizuar këtë mision, kërkohet një Ekspert Ligjor që do të ofrojë ekspertizë për analizimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor të Kosovës me standardet e Bashkimit Europian, të mbështesë përgatitjen e amendamenteve, dhe të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe mediave për trajtimin e rasteve të shkeljeve të të drejtave të punës.

Termat e Referencës
Eksperti Ligjor do të punojë ngushtë me ekipin e projektit dhe me Konsorciumin e të Drejtave të Punës për të:

  • Hartuar një analizë të hollësishme të legjislacionit ekzistues (Ligji i Punës, ligjet për shëndetin dhe sigurinë në punë, legjislacioni kundër diskriminimit) dhe identifikuar boshllëqet krahasuar me acquis evropian.
  • Përgatitur propozime për ndryshime ligjore dhe rekomandime politike për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe institucionet e tjera kompetente.
  • Ofruar shtatë (7) ditë trajnimi edukative për punëtorët, gratë dhe komunitetet e margjinalizuara, me qëllim fuqizimin e zërit të punëtorëve.
  • Siguruar asistencë ligjore gjatë zhvillimit të manualeve, rregulloreve të brendshme dhe udhëzimeve për Konsorciumin e të Drejtave të Punës.
  • Ofruar informata mbi të drejtën e punës, praktikat më të mira të BE-së për adresimin e shkeljeve të të drejtave të punës në sektorë të ndryshëm, si dhe praktikat më të mira për trajtimin me dinjitet të punëtorëve..
  • Lokacionet e angazhimit (7): Prizren, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Profili i Kandidatit/es që Kërkojmë
Po kërkojmë një profesionist/e me pasion për të drejtat e njeriut dhe barazinë sociale, që të jetë:

  • I/e aftë të hartojë dhe zbatojë koncepte dhe programe të trajnimit.
  • I/e organizuar, i/e vëmendshëm/me ndaj detajeve dhe me aftësi të mira komunikuese.
  • Me aftësi për të punuar në ekipe multi disiplinare dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi me institucione, media dhe shoqëri civile.

Kualifikimet dhe Eksperienca

  • Diplomë BA në Juridik,
  • Përvojë profesionale në analiza ligjore, draftim politikash, apo konsultim për organizata të shoqërisë civile.
  • Njohuri të thella të kuadrit ligjor të Kosovës në fushën e të drejtave të punës dhe harmonizimit me acquis europian.
  • Njohuri të praktikave të BE-së për të drejtat e punëtorit (Ligji i Punës).
  • Aftësi shumë të mira në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës.
  • Përvojë në trajnimin, komunikim me audience.

Si të Aplikoni
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në: contact@jahjagafoundation.org deri më 31 Gusht 2025 (ora 17:00) me titullin e emailit “Ekspert Ligjor – ATRC”:

  1. CV e detajuar që përshkruan përvojën relevante dhe projektet e ngjashme.
  2. Letër motivimi (maksimum 1 faqe) ku shpjegohet interesimi për thirrjen dhe kontributi i mundshëm.
  3. Propozim konceptual (rreth 300–500 fjalë) që përshkruan qasjen e kandidatit për realizimin e detyrave kryesore konform thirrjes.
  4. Propozim financiar për tarifën e ditës ose tarifën totale për periudhën e angazhimit (të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore).

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shënim: Ky projekt po zbatohet nga ATRC në konsorcium me BIRN dhe Fondacionin Jahjaga dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e kësaj thirrjeje është përgjegjësi vetëm e konsorciumit implementues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.