
Titulli i Fushatës: Harmonizimi i punës dhe pushimit prindëror për Projektin: “Të drejtat e punës për të gjithë” (No. 2024/461-354)”
Lokacionet e angazhimit : Prizren, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj.
Rreth Projektit
Advocacy Training and Resource Center (ATRC), në konsorcium me BIRN dhe Fondacionin Jahjaga, po implementon një projekt trevjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti fokusohet në fuqizimin e Konsorciumit të të Drejtave të Punës (Labour Rights Consortium – LRC) dhe anëtarëve të tij, duke synuar mbrojtjen dhe fuqizimin e punëtorëve, grave dhe komuniteteve të margjinalizuara.
Qëllimi është forcimi i reagimit institucional ndaj shkeljeve të të drejtave të punës, nxitja e dialogut social mes sindikatave dhe institucioneve, si dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për barazinë, shëndetin dhe sigurinë në punë.
Termat e Referencës
Fondacioni Jahjaga do të zbatojë një fushatë 12-mujore për të promovuar pushimin prindëror, mbështetjen për kujdesin ndaj fëmijëve, si dhe oraret fleksibile të punës për prindërit e vetëm (vetushqyes).
Fushata do të promovohet përmes rrjeteve sociale (Instagram dhe Facebook), televizioneve, posterëve dhe aktiviteteve publike. Ajo do të synojë prindërit në tregun e punës, punëdhënësit, drejtuesit e bizneseve, institucionet publike dhe sektorin privat, me fokus të veçantë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe zyrat komunale të punësimit.
Qëllimi i këtij angazhimi është kontraktimi i një kompanie profesionale të komunikimit/PR për të dizajnuar dhe zbatuar një fushatë gjithëpërfshirëse, e cila do të rrisë vetëdijen, do të promovojë politika të drejta të vendit të punës dhe do të inkurajojë përfshirjen në tregun e punës.
Kompania e kontraktuar do të jetë përgjegjëse për dizajnimin, prodhimin dhe shpërndarjen e 35 aktiviteteve të fushatës, përfshirë:
Komponentët e fushatës
- Video të shkurtra për rrjete sociale dhe televizione.
- Postera dhe materiale vizuale për përdorim digjital dhe të shtypur.
- Seri postimesh digjitale (postime, reels, hashtags).
- Përfshirje në media (emisione, intervista, promovim i paguar).
- Event hapës me nivel të lartë me zyrtarë publikë.
- Materiale të dukshmërisë për aktivitetet publike.
- Mbështetje për 7 sesione informuese komunale (koordinim dhe promovim).
Të gjitha produktet duhet të jenë të harmonizuara në mesazhe, brendim dhe të përputhen me objektivat e fushatës.
Dorëzimet e pritshme
- Koncepti i fushatës, brendimi, slogani dhe hashtag-u.
- 35 produkte/aksione të realizuara brenda 12 muajve.
- Plan i promovimit në rrjete sociale dhe media.
- Dokumentim i aktiviteteve (foto/video).
- Raporte mujore progresi për Fondacionin.
- Raport final mbi arritjet, ndikimin dhe mësimet e nxjerra.
Kohëzgjatja
12 muaj (tetor 2025 – shtator 2026).
Kualifikimet e kërkuara
- Minimum 5 vite përvojë në komunikim dhe fushata PR.
- Eksperiencë e dëshmuar në prodhim videosh, dizajn dhe media digjitale.
- Eksperiencë e mëparshme me OJQ apo organizata ndërkombëtare është përparësi.
- Ekip i kualifikuar (menaxher projekti, dizajner, videoprodhues, menaxher rrjetesh sociale).
Procesi i aplikimit
Kompani të interesuara duhet të dorëzojnë në: contact@jahjagafoundation.org deri më 21 Shtator 2025 (ora 17:00) me titullin e emailit:
“Aplikim- Fushata Harmonizimi I Punes dhe Pushimit Prinderor”.
Aplikimi duhet të ketë:
- Profilin e kompanisë dhe portofol të fushatave të ngjashme.
- Propozim teknik (qasje kreative dhe plan implementimi).
- Propozim financiar (kosto të detajuara në EUR, pa TVSH).
Shenim: Ky projekt po zbatohet nga ATRC në konsorcium me BIRN dhe Fondacionin Jahjaga dhe është i financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e kësaj thirrjeje është përgjegjësi vetëm e konsorciumit implementues dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian.
