
Projekti Prospero, i financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) dhe i implementuar nga Community Development Fund në partneritet me Fondacionin Jahjaga, Integra dhe Institutin e Psikologjisë, fokusohet në parandalimin e radikalizimit në Kosovë. Ai synon të rrisë ndërgjegjësimin për radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm përmes angazhimit të drejtpërdrejtë me shkollat, prindërit dhe komunitetin më të gjerë. Përmes punëtorive, ngjarjeve publike dhe diskutimeve të udhëhequra nga ekspertë, projekti promovon mendimin kritik dhe angazhimin e të rinjve. Në bashkëpunim të ngushtë me Këshillat e Nxënësve dhe të Prindërve, projekti forcon kohezionin komunitar dhe fuqizon të rinjtë.
