
Muzeu i të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës në Kosovë, është themeluar si një iniciativë e fuqishme për të nderuar dhe fuqizuar zërat e të mbijetuarave. Projekti u lansua zyrtarisht më 26 nëntor 2024,pas nënshkrimit të marrëveshjes në gusht të po atij viti. Ideuar nga ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Diona Hoxha, muzeu u implementua nga Fondacioni Jahjaga me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Nën kurimin e Eliza Hoxhës, muzeu bashkoi artistë të njohur si Ylber Cervadiku dhe Zake Prelvukaj, të cilët përmes artit të tyre zbuluan një pjesë të historisë së Kosovës. Duke përfshirë artefakte të dhuruara nga Medica Gjakova dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, muzeu përbëhet nga katër dhomame përmbajtje të veçantë. Ky muze shërben si hapësirë hapësirë reflektimi dhe ndërgjegjësimi, me qëllim që të sfidojë stigmën dhe të fuqizojë të mbijetuarat për të ndarë historitë e tyre me guxim.



