Kjo nismë synon të forcojë shoqërinë civile, përfshirë Konsorciumin për të Drejtat e Punëtorëve (LRC) dhe platformat mediatike, për të promovuar demokracinë pjesëmarrëse dhe për të përafruar Kosovën me standardet e BE-së. Projekti fokusohet në fuqizimin e dialogut social ndërmjet sindikatave, LRC-së dhe palëve kyçe, duke ndërtuar kapacitete për avokim efektiv dhe përfaqësim të drejtave të punëtorëve. Gjithashtu, projekti mbështet angazhimin e shoqërisë civile përmes edukimit mediatik, gazetarisë hulumtuese (nëpërmjet Kallxo.com), si dhe mbështetjes së synuar për grupet më të cenueshme. Duke fuqizuar LRC-në si një zë kolektiv të punëtorëve, projekti synon të ndikojë në reformat sektoriale dhe ndërsektoriale dhe të përmirësojë kushtet e punës në të gjitha sektorët.