
Angazhimi i një Kompanie të Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun (PR) për Zbatimin e Fushatës Vetëdijësuese “Harmonizimi i Punës dhe Pushimit Prindëror”,në kuadër të projektit:
“Labour Rights for All - Të Drejtat e Punës për të Gjithë” (Nr. 2024/461-354)
Afati i fundit për aplikim: 8 Korrik 2026, ora 17:00.
Rreth Projektit
Advocacy Training and Resource Center (ATRC), në konsorcium me BIRN Kosova dhe Fondacionin Jahjaga, po zbaton projektin trevjeçar “Labour Rights for All - Të Drejtat e Punës për të Gjithë”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE).
Qëllimi i projektit është fuqizimi i Konsorciumit për të Drejtat e Punës (Labour Rights Consortium - LRC) dhe anëtarëve të tij për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e punëtorëve, veçanërisht të grave, të rinjve dhe grupeve të tjera të cenueshme në tregun e punës. Projekti synon forcimin e reagimit institucional ndaj shkeljeve të të drejtave të punës, promovimin e dialogut social ndërmjet institucioneve dhe sindikatave, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik për barazinë, shëndetin dhe sigurinë në punë.
Qëllimi i Thirrjes
Fondacioni Jahjaga fton kompanitë e interesuara të komunikimit, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun (PR) të aplikojnë për dizajnimin dhe zbatimin e një fushatë kombëtare vetëdijësuese me temën:
Fushata për Harmonizimin e Punës dhe Pushimit Prindëror synon të promovojë
- Pushimin prindëror dhe ndarjen e barabartë të përgjegjësive familjare;
- Politikat mbështetëse për familjen në vendin e punës;
- Orarin fleksibil të punës;
- Përfshirjen dhe qëndrueshmërinë e prindërve në tregun e punës;
- Dialogun ndërmjet institucioneve, punëdhënësve dhe punëmarrësve për avancimin e politikave familjare në punë.
Fushata do të synojë punëtorët, punëdhënësit, institucionet publike, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë.
Buxheti maksimal i disponueshëm për këtë kontratë është 10,500.00 EUR (pa TVSH). Ofertat financiare që tejkalojnë shumën e përcaktuar nuk do të merren në konsideratë. Të gjitha kostot që lidhen me realizimin e aktiviteteve duhet të përfshihen në ofertën financiare.
Fusha e Punës
Kompania e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për konceptimin, dizajnimin, prodhimin dhe promovimin e materialeve të fushatës, si dhe për koordinimin e aktiviteteve të komunikimit dhe dukshmërisë.
Aktivitetet dhe Produktet e Kërkuara
Kompania e kontraktuar do të realizojë deri në 35 aktivitete/produkte komunikimi, si më poshtë:
| Aktiviteti | Numri |
|---|---|
| Video profesionale/ dokumentar | 1 |
| Postera dhe materiale grafike | 30 |
| Animacione | 2 |
| Podcast | 2 |
| Gjithsej | 35 |
Kohëzgjatja e Kontratës
Kohëzgjatja e kontratës do të jetë deri në 3 muaj, duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës.
Kualifikimet e kërkuara
Kompanitë aplikuese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jenë të regjistruara ligjërisht në Kosovë;
- Minimum pesë (5) vite përvojë në komunikim, marketing ose marrëdhënie me publikun;
- Përvojë të dëshmuar në realizimin e fushatave vetëdijësuese dhe sociale;
- Përvojë në prodhim videosh, dizajn grafik dhe komunikim digjital;
- Përvojë me organizata joqeveritare, institucione publike ose organizata ndërkombëtare do të konsiderohet përparësi;
- Të posedojnë ekip profesional.
Kriteret e Vlerësimit
| Kriteri | Pikët Maksimale |
|---|---|
| Propozim financiar | 50 |
| Cilësia e propozimit teknik dhe metodologjia | 30 |
| Përvoja relevante e kompanisë | 15 |
| Kualifikimi i ekipit të propozuar | 5 |
| Gjithsej | 100 |
Pronësia Intelektuale
Të gjitha materialet e prodhuara në kuadër të kësaj kontrate, përfshirë videot, fotografitë, dizajnet grafike, materialet promovuese, postimet në rrjete sociale, sloganet, raportet dhe produktet e tjera kreative, do të jenë pronë ekskluzive e projektit “Labour Rights for All” dhe partnerëve implementues.
Kompania e kontraktuar nuk mund t'i përdorë, transferojë apo publikojë këto materiale për qëllime të tjera pa miratimin paraprak me shkrim të Fondacionit Jahjaga.
Konflikti i Interesit
Kompanitë aplikuese duhet të dorëzojnë një Deklaratë të Konfliktit të Interesit, duke konfirmuar se:
- Nuk kanë konflikt interesi me ATRC, BIRN Kosova apo Fondacionin Jahjaga;
- Nuk kanë lidhje financiare apo familjare që mund të ndikojnë në procesin e përzgjedhjes;
- Do të njoftojnë menjëherë për çdo konflikt potencial që mund të paraqitet gjatë periudhës së kontratës.
Mosdorëzimi i deklaratës do të rezultojë me skualifikim nga procesi i vlerësimit.
Dokumentet e Nevojshme për Aplikim
Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë:
- Profilin e kompanisë;
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
- Portofolin me punë dhe projekte të ngjashme;
- Propozimin teknik;
- Propozimin financiar (në EUR, pa TVSH);
- CV-të e stafit kyç të propozuar;
- Deklaratën e Konfliktit të Interesit.
Kushtet e Pagesës
- Pagesat do të realizohen pas dorëzimit dhe aprovimit të produkteve dhe aktiviteteve të parapara në kontratë.
- Çdo pagesë do të kryhet vetëm pas
- dorëzimit të produktit apo aktivitetit;
- aprovimit nga Fondacioni Jahjaga;
- Dorëzimit të faturës origjinale nga kompania kontraktuese.
Fondacioni Jahjaga rezervon të drejtën të kërkojë korrigjime ose plotësime para aprovimit final të produkteve.
Afati dhe Mënyra e Aplikimi
Aplikimet duhet të dërgohen përmes e-mailit në adresën: contact@jahjagafoundation.org
Subjekti: “Aplikim - Fushata Harmonizimi i Punës dhe Pushimit Prindëror”
Afati i fundit për aplikim është 8 Korrik 2026, ora 17:00.
Aplikimet jo të kompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.
Kompanitë/organizatat e interesuara mund të parashtrojnë pyetje ose kërkesa për sqarime lidhur me këtë ToR jo më vonë se 3 Korrik 2026 ora 17:00. Të gjitha përgjigjet dhe sqarimet do të publikohen dhe/ose shpërndahen njëkohësisht për të gjithë ofertuesit e interesuar, në mënyrë të barabartë dhe transparente, me qëllim të sigurimit të trajtimit të njëjtë dhe transparencës së plotë gjatë procesit të aplikimit.
