Rreth JWPSI

Instituti Jahjaga për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (JWPSI) është një institucion i sapokrijuar në kuadër të Fondacionit Jahjaga, i përkushtuar në avancimin e agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria (WPS) në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Përmes trajnimeve, angazhimit në politika, avokimit dhe bashkëpunimeve të ndryshme, JWPSI synon të promovojë lidershipin gjithëpërfshirës, barazinë gjinore dhe paqen e qëndrueshme.

Rreth Programit të Lidershipit

JWPSI po lansojnë edicionin vjetor të Programit të Lidershipit për Profesionistët e Rinj, i cili synon fuqizimin e individëve të rinj që janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes, qeverisjes gjithëpërfshirëse dhe drejtësisë gjinore. Programi do të ofrojë një platformë unike për zhvillimin e lidershipit, bashkëpunim ndërsektorial dhe angazhim me aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të paqes dhe sigurisë.

Edicioni i këtij viti do të përfshijë:

  • Një program trajnimi 6-ditor për rreth 40 profesionistë të rinj nga institucionet e sigurisë dhe akademia,
  • Trajnimi do të dizajnohet dhe udhëhiqet nga dy ekspertë të përzgjedhur,
  • Sesionet do të jenë interaktive dhe angazhuese, duke kombinuar zhvillimin e kapaciteteve, mentorimin dhe angazhimin në politika.

Për të udhëhequr hartimin dhe zbatimin e këtij programi, JWPSI është në kërkim të dy ekspertëve të kualifikuar, me përvojë të thellë në zhvillimin e lidershipit, dizajnimin e programeve dhe agjendën Gratë, Paqja dhe Siguria.

Përgjegjësitë Kryesore

Ekspertët e përzgjedhur do të punojnë ngushtë me ekipin e JWPSI dhe me njëri-tjetrin për të:

  • Bashkë-hartuar konceptin, objektivat dhe strukturën e Programit të Lidershipit,
  • Hartuar një kurrikul tërheqëse të përshtatur me lidershipin gjithëpërfshirës dhe ndërtimin e paqes,
  • Shërbyer si trajnerë dhe fasilitatorë gjatë të dy sesioneve 3-ditore të trajnimit,
  • Siguruar mentorim dhe udhëzime për pjesëmarrësit përgjatë gjithë programit,
  • Mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e mjeteve të monitorimit dhe vlerësimit,
  • Kontribuar në hartimin e shënimeve konceptuale, agjendave të trajnimit dhe raportit përfundimtar të programit.

Profili i Kandidatit që Kërkojmë

Po kërkojmë individë kreativë dhe të përkushtuar që:

  • Kanë përvojë në dizajnimin dhe zbatimin e programeve të lidershipit ose edukimit,
  • Janë të ndjeshëm kulturorisht dhe diplomatë, me aftësi të forta komunikimi,
  • Janë bashkëpunues, por gjithashtu të aftë për të menaxhuar detyra në mënyrë të pavarur,
  • Janë të pasionuar për barazi gjinore, fuqizimin e të rinjve dhe ndërtimin e paqes.

Kualifikimet dhe Eksperienca

  • Arsimi: Diplomë Master ose më e lartë në Shkenca Politike, Lidership, Paqe dhe Siguri, Studime Gjinore, Marrëdhënie Ndërkombëtare, Edukim, ose fusha të ngjashme.
  • Ekspertizë në një apo më shumë nga fushat vijuese:
  1. Zhvillimi i lidershipit tek të rinjtë,
  2. Agjenda Gratë, Paqja dhe Siguria (WPS),
  3. Angazhimi qytetar dhe pjesëmarrja demokratike,
  4. Transformimi i konflikteve dhe ndërtimi i paqes,
  5. Barazia gjinore dhe përfshirja sociale.
  • Zhvillimi i programeve: Përvojë e dëshmuar në dizajnimin e programeve të lidershipit ose trajnimeve, me aftësi të forta në zhvillimin e kurrikulave.

Përvoja e Preferuar:

  • 5–7 vite përvojë profesionale në shoqëri civile, akademi, organizata ndërkombëtare apo institucione publike,
  • Përvojë e dëshmuar në fasilitim, trajnime ose mentorim,
  • Njohuri mbi kontekstin socio-politik të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor,
  • Eksperiencë pune në ekipe shumëdisiplinare dhe multikulturore,
  • Përvoja në të folurit në publik apo në organizimin e punëtorive në ngjarje të nivelit të lartë është avantazh.

Si të Aplikoni

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në adresën contact@jahjagafoundation.org deri më 28 Korrik 2025:

  • Një CV të detajuar që përshkruan përvojën relevante,
  • Një shënim konceptual njëfaqësh me strategjitë e propozuara për zhvillimin dhe zbatimin e Programit të Lidershipit,
  • Një propozim financiar për 5 ditë pune për trajner (në EUR, bruto),
  • Shembuj të punëve të mëparshme relevante në dizajnimin dhe/ose zbatimin e programeve të ngjashme.

Shënim: Aplikimi mund të bëhet individualisht apo si aplikim i përbashkët. Në rast aplikimi të përbashkët, ju lutemi dërgoni një shënim konceptual të përbashkët dhe qartësoni rolet dhe përgjegjësitë e secilit ekspert, së bashku me CV-të dhe propozimet financiare të ndara.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Mbështetje për shoqërinë civile në Kosovë”, i financuar nga Duka i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev, Agjencia për Bashkëpunim Zhvillimor e Luksemburgut.